Emery e vlerëson lartë Marcus Rashfordin

Marcus Rashford e ka gjetur vetën te Aston Villa.
Sulmuesi anglez u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit nga Manchester United, shkruan IndeksOnline.
27-vjeçari të shtunën ishte vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Chelseas, ku bëri dy asistime.
Pas ndeshjes, trajneri i Aston Villas, Unay Emery e vlërësoi lart paraqitjen e Rashford, duke thënë se ishte fantastik dhe tha se do ta mbështesin dhe ndihmojnë që ai të jep më të miren nga vetja.
“Marcus ka qenë fantastik, tani duam që ai të jetë konsistent.Ne duam të mbështesim Mekusin. Ndihmoje atë. Mundohuni ta ndihmoni atë që të ndihet rehat këtu. Mundohuni ta ndihmoni atë të marrë besim me ne, përpiquni të jeni kërkues me të. Ai është në këtë proces. Ne mund ta bëjmë atë.”, ka deklaruar Emery./IndeksOnline/