75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / Blerim

Emery flet për Granit Xhakën: Në Arsenal duhet ta respektojnë, ai është një lojtar i madh

Unai Emery (trajneri i tanishëm i Villarreal) ka folur për mesfushorin kosovar, Granit Xhaka.

Ishte pikërisht spanjolli ai që ia largoi shiritin e kapitenit futbollistit kosovar, pasi pati një ‘mosmarrëveshje’ me tifozët gjatë një ndeshje, shkruan IndeksOnline

Mirëpo, trajneri Emery thotë se u detyra nga tifozët në njëfarë mënyre t’ia hiqte shiritin.

“Ai e meriton një klub si Arsenali. Ai e meriton respektin nga tifozët. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe person dyfish i jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur që ai luan te Arsenali dhe po shijon gjithçka”, ka thënë Emery.

Emery u shkarkua nga ‘Topçinjtë’ në nëntor të vitit 2019 pas rezultateve negative në shtatë ndeshje./IndeksOnline/