Emery i lë në shtëpi Cavanin, Verrattin e Mbappen
Emery është me mendje te ndeshja me Real Madridin dhe për këtë i ka lënë në shtëpi lojtarët kryesor, me të cilët do të tentojë përmbysjen të martën mbrëma në “Parc des Princes”.
Trajneri i Paris Saint Germainit, Unai Emery, beson në përmbysje të rezultatit kundër Real Madridit dhe për këtë ka lënë në shtëpi lojtarë si; Cavani, Verratti dhe Pastore, madje edhe Marquinhos e Mbappé.
Befasia është i riu, Timothy Weah, djali i presidentit të tanishëm të Liberisë dhe fituesit të Topit të Artë më 1995 – George Weah, që e ka veshë fanellën e Milanit, PSG-së, Chelseat, Manchester City etj.
Mbappé dhe Marquinhos nuk janë ftuar për të mos i rrezikuar, pasi dy lojtarët kanë pasur disa shqetësime të vogla, që sipas Unai Emery “i takojnë të kaluarës dhe besoj se mund të luajnë kundër Madridit”, raporton AS.
Lojtarët e ftuar nga PSG-ja për ndeshjen e së shtunës kundër Troyes:
Areola, Trapp – Thiago Silva, Berchiche, Kimpembe, Alves, Meunier, Kurzawa, Rimane – Rabiot, Motta, Lo Celso, Diarra, Draxler, Nkunku, Callegari – Di Maria, Weah.