75 Mall Live Search
08:24 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / L A

Emery lavdëron dy blerjet e tij të reja

Aston Villa ka bërë disa blerje të mëdha në merkaton e dimrit.

Ndër to janë yjet si Marcus Rashford dhe Marco Asensio, të cilët kanë ndikuar në paraqitjet e skuadrës nga Birminghami në fitoren e mbrëmshmë në FA Cup ndaj Cardiffit me rezultat 2-0.

Trajneri Unai Emery, ka folur më shumë për ambientimin e këtyre dy lojtarëve.

“Mund të themi se Marco Asensio dhe Marcus Rashford po përshtaten vërtet në mënyrë fantastike”. “Do të na duhen për ndeshjet e ardhshme dhe sfidat që kemi”, u shpreh Emery.

Asensio, që nga ardhja e tij nga PSG po tregon një formë spektakolare në Angli, ku në 6 paraqitje ka 4 gola të shënuar dhe Rashford ka po ashtu 6 paraqitje ku ka 3 asistime.

Aston Villa, këtë sezon nuk po arrin të replikojë suksesin e vitit të kaluar, ku të cilët gjenden në pozitën e 10-të në Premierligë dhe kanë gjithsej 42 pikë, 5 pikë larg top 4shes./IndeksOnline/