75 Mall Live Search
08:36 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Emery më në fund është i kënaqur me Ozilin

Mesut Ozil ishte në të mirën e tij gjatë fitores së Arsenalit në Bournemouth të mërkurën mbrëma.

Ish-mesfushori i Gjermanisë më në fund ka lujtur nga minuta e parë dhe ka qenë më i miri në këtë ndeshje.

Fjalë të mira për të ka pasur edhe trajneri, Unai Emery që lavdëroi përformancën e tij, shkruan Indeksonline.

“Mirë, mendoj se ai është më i lumtur me ne, tani jam shumë krenar për lojtarët dhe e njëjta gjë me Mesut.

“Ai na ndihmoi me cilësinë e tij dhe punën e tij gjithashtu për të organizuar dhe luajtur në sisteme të ndryshme”.

Arsenali në fundjavë do të zhvilloj derbin e Londrës kundër Tottenham dhe Emery do të duhet të vendosë nëse do të fillojë apo jo Ozil në këtë ndeshje. /IndeksOnline/