75 Mall Live Search
13:24 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Emery zbulon saktësisht se çfarë ndodhi me Ozil para ndeshjes me West Hamin

Unai Emery ka mohuar zërat për një konfrontim të mundshëm mes tij dhe Mesut Ozil, duke insistuar se gjermani mungoi dje shkaku i një gripi dhe asgjë tjetër.

Ozil nuk ishte i ftuar për ndeshjen e djeshme mes Arsenalit dhe West Hamit dhe mediat filluan të shkruanin se ka pasur një mosmarrëveshje mes fantazistit dhe trajnerit spanjoll.

Pas fitores, 3-1 ndaj West Hamit në ”Emirates Stadium”, Emery shpjegoi se nuk ka ndonjë mosmarrëveshje dhe se Ozil është me grip, transmeton IndeksOnline.

”Pse janë duke qarkulluar këto informacione? Unë nuk e di se kush ju ka thënë kështu”.

”Ai u ulë me mua dhe ne vendosëm që ai të mos luante. Ai u largua nga stërvitja sepse ishte i sëmurë”.

”Ai sëmuret shpejt. Nuk ka ndonjë problem me të, flisni me mjekun dhe ai mund t’jau shpjegojë më mirë”, tha Emery./IndeksOnline/

Image result for ozil