75 Mall Live Search
15:22 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / MSH

Emigracioni ilegal/ Ambasada Amerikane krah Sekretarit të Shtetit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka shpërndarë mesazhin e fuqishëm të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, rreth emigracionit ilegal në “Tokën e premtuar”.

Duke postuar një fotografi të një nga zonave më të frekuentuara të emigrantëve ilegalë, Ambasada citon Rubion teksa thotë:

“Ne jemi të palëkundur në angazhimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës”.

Me të marrë Administratën, në janar të këtij viti, Rubio kishte paralajmëruar të gjitha shtetet që të mbajnë për vete qytetarët që tentojnë të hyjnë ilegalisht në SHBA.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se nën administratën e tij, Amerika nuk do të gënjehet më dhe as nuk do të shfrytëzohet më. Është përgjegjësi e çdo kombi të marrë mbrapsht qytetarët e vet që janë të pranishëm ilegalisht në Shtetet e Bashkuara – në një mënyrë serioze dhe të shpejtë… Siç demonstrohet nga veprimet e sotme, ne jemi të palëkundur në angazhimin tonë për t’i dhënë fund imigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës” kishte deklaruar Rubio, pesë muaj më parë.

Imazh