21:22 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Emigrantes nga Jemeni i lejohet hyrja në SHBA, shkak djali në prag të vdekjes

Një nënë nga Jemi i është lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuar për të takuar djalin e saj dy vjecar në Kaliforni që është në prag të vdekjes.

Avdullah Hassani është një qytetar amerikan që u lind në Jemen me një sëmundje të rrallë.

Ai me ndihmën e disa aparaturave po mbahet në jetë, derisa nuk i ka mbetur edhe shumë për të jetuar.

Mirëpo, nëna e tij, Shaima Swileh, që është nga Jemeni fillimisht i ishte penguar hyrja në Shtetet e Bashkuara, kjo pas urdhërit të Trumpit që nuk lejon hyrjen e emigrantëve nga Irani, Libia, Jemeni, Siria e Somalia.

Por, bashkëshorti i saj, Ali Hassan, ka dalë para CNN duke i lutur zyrtarët amerikan që të lejojnë dhe përshpejtojnë procedurat për vizë për gruan e tij në mënyrë që të arrijë të shoh të gjallë djalin.

Kërkesa e Hassanit u aprovua, dhe tani gruaja e tij do të udhëtoj për në SHBA me shpresën se do të shoh djalin në orët e tij të fundit./Indeksonline/