Emigrantët e kanalit: Franca dëshiron bisedime serioze me Britaninë e Madhe

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka thënë se shteti që ai përfaqëson është i gatshëm për t’u ulur në një tryezë bisedimi serioz me Mbretërinë e Bashkuar.
Darmanin i bëri këto komente në një takim mes zyrtarëve evropianë, një javë pas vdekjes së 27 emigrantëve në Kanalin Anglez.
E para që bëri ftesën për takim ishte në fakt Mbretëria e Bashkuar, por që takimi u ndërpre si pasojë e një mosmarrëveshjeje diplomatike.
Mbretëria e Bashkuar doli nga ky takim pas një reagimi të ashpër të presidentit Emmanuel Macron, nga i cili Boris Johnson kërkoi strehimin e emigrantëve.
Macron shprehu zemërimin e tij me Johnson, duke e quajtur jo serioz.
Siç raporton BBC, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar këmbënguli se letra ishte e sinqertë dhe i kërkoi Francës të rishqyrtonte ftesën e saj. Johnson madje kishte thënë: “Ky është një problem që duhet ta rregullojmë së bashku”.
Sipas Darmanin, Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë përgjegjësinë për vdekjen e emigrantëve në kanal, dhe për të tjerët që do të vijnë, duke e bërë vetën shtet më pak tërheqës ekonomikisht.
Megjithatë, Frnaca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë gjetur gjuhë të përbashkët në një moment të diskutimit. Kështu, agjencia evropiane e kufirit Frontex do të shkojë me një aeroplan te Kanali, për të ndihmuar në luftimin e trafikimit të emigrantëve.