Emigrantët në Libi: ‘‘Vdekja është më e mirë se kthimi mbrapsht’’
Roja bregdetare libiane i hedh një litar shpëtimi një varke të mbushur me emigrantë, por ajo e rikthen mbrapsht në ujë. “Nuk e duam”, bërtet një burrë. Që prej fillimit të 2014-s më shumë se 33 mijë persona kanë vdekur në përpjekjen për të kaluar Mesdheun sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin. Por prapë, këta njerëz nuk duan të shpëtohen, pasi kjo nënkupton, kthim në Atdhe.
Një nga marinarët hidhet në det dhe lidh litarin te varka. Pa dëshirë, emigrantët hipin në anijen e rojës bregdetare. “Vdekja është më mire”, thotë një grua. Mes të shpëtuarve dhe shpëtuesve nuk ka klimë të mirë dhe dëgjohen shpesh mallkime. 28 njerëz gjendeshin në varkën rakitike, 22 nga Somalia, 5 nga Bangladeshi dhe 1 nga Jemeni. Të gjithë duan t’i shpëtojnë konflikteve dhe varfërisë.
Bashkimi Evropian paguan Qeverinë e Tripolit me më shumë se 250 milionë dollarë për të ndalur fluksin e njerëzve të lodhur e të varfër drejt atyre që i shohin si brigje të bekuara. Paratë e BE financojnë rojen bregdetare dhe në mënyrë indirekte mbështesin qëndrat e ndalimit për të ndaluarit.
Gati 6 mijë njerëz janë të bllokuar në qendrën e ndalimit Tariq al-sikka e me shumë gjasë do të dergohen në vendet e tyre. Organizatat kanë kritikuar kushtet në qendrat e ndalimit. 18-vjeçarja Danayt nga Eritrea thotë se trafikuesit e kanë sulmuar seksualisht. “Më kanë rrahur me rrip”, kujton ajo. “Pastaj na përdhunuan”. Tani është shtatzënë, gati për të lindur në qendrën e ndalimit, pa asistencën e nevojshme mjekësore.
Nga 8 gratë e intervistuara, 4 thanë se ishin shtatzëna. Pranë kampit, në periferi të Tripolit, lufta mes fraksioneve të ndryshme libiane vazhdon. Vendi është bërë arenë e rivaliteteve lokale dhe rajonale. Çmenduria vazhdon të tolerohet nga bota, për aq kohë do te mbetet brenda kufijve.