Emigrantët “paketohen” nën ulëset e pasme të veturës pët t’ia mësyer shteteve perëndimore
Emigrantët ishin fshehur nën ulëset e pasme të veturës më qëllim kalimin në Europë nga Afrika e Veriut
Dy emigrant nga Guinea janë zbuluar derisa kanë tentuar të kalojnë përgjatë enklavës Mellila të Spanjës, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Një 30 vjeçar marokien është arrestuar për trafikim të dy të rinjëve pasi që ishte duke vozitur veturën.

Të dy të rinjët ishin zbuluar nga autoritetet spanjolle, pasi që kishin tentuar të kalonin kufirin nga Maroko në Spanjë në mënyrë ilegale.

Vetura ishte ndaluar nga policia në një pikë kontrolli dhe pas kontrolleve hasi në të dy të rinjët, 17 dhe 19 vjeçar të cilët ishin fshehur nën ulëset e pasme./Indeksonline/