23:18 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Emigranti kalon djalin 8 muajsh nën vrimën e murit të SHBA-ve

Kjo është një pamje pikëlluese kur një emigrantë hondurian kaloi djalin e tij tetë muajsh përmes një hendeku nën gardhin e kufirit amerikan në mënyrë që ata të mund të kërkonin azil.

Ai përmes një vrime fut djalin e tij duke ekaluar atë tek gruaja e tij që qëndronte në anën tjetër, shkruan Indeksonline.

Joel Mendez, 22 vjecar, është fotografuar duke mbajtur djalin e tij Daniel në Tijuana, Meksikë, pasi e dashura e tij 24 vjece,Yesenia Marinez, kishte kaluar në anën tjetër të gardhit kufitar.

Djali i vogël i cili ishte i mbështjellur menjë xhup me ngjyrë gri, po pinte qumësht nga shishja e tij në atë kohë dhe  buzëqeshi në fotografi.

Ata janë disa nga emigrantët e shumtë nga Amerika Qendrore të cilët kanë mbetur rrugëve në përpjekje të dëshpëruar për të  hyrë në SHBA, pasi është ngritur një muri që po ia vështirëson daljen në pjesën tjetër./Indeksonline/