18:26 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Emile Heskey: Lampard dhe Gerrard mund të emërohen trajnerë të klubeve të mëdha sepse e kanë lëkurën e bardhë

Legjenda e Liverpoolit, Emile Heskey ka thënë se trajnerët me ngjyrë e kanë më të vështirë të depërtojnë te klubet e mëdha se sa ata të bardhët.

Ish sulmuesi anglez ka marrë shembull Frank Lampardin dhe Steven Gerrardin.

“Ata mund të bëhen më lehtë trajnerë të ekipeve të mëdha sepse janë të bardhë. 100% është më lehtë për ata” ka deklaruar Heskey.

41 vjeçari e ka përfunduar karrierën e futbollistit në vitin 2016 me Boltonin.

Ai ka shënuar 100 gola në Premier Ligë duke përfaqësuar Liverpoolin, Leicesterin, Aston Villën etj. /Indeksonline/