Emiliano Martinez dënohet nga FIFA për ‘sjellje ofenduese’

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez është dënuar nga FIFA me dy ndeshje.
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA e morri këtë vendim pas “sjelljeve ofenduese” të Martinezit, në ndeshjet ndaj Kilit dhe Kolumbisë, shkruan IndeksOnline.
Ai përsëriti festimin e tij të famshëm të Kupës së Botës 2022, derisa kësaj here mbante në duar një trofe “fake” të Copa America.

FIFA gjithashtu e sanksionoi atë për goditjen e kamerës së një kameramani televiziv me dorezat e tij pas humbjes 2-1 nga Kolumbia më 10 shtator.
Lidhur me këtë, Federata e Futbollit të Argjentinës është shprehur e pakënaqur me vendimin e FIFA-s.
“Duhet të theksohet se Federata Argjentinase e Futbollit shpreh mospajtimin e saj absolut me vendimin e marrë nga komiteti disiplinor i FIFA-s”, thuhet në deklaratën e tyre.
miliano Martinez do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Argjentinës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026./IndeksOnline/
