75 Mall Live Search
09:04 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / Gj. Sh

Emiliano Martinez me lot në sy përshendet me Aston Villan

Emiliano Martinez do të largohet nga skuadra e Aston Villas gjatë afatit kalimtar veror.

Portieri argjentinas u pa i emocionuar dhe me lot në sy, pas përfundimit të ndeshjes me Tottenhmanin, shkruan IndeksOnline.

Aston Villa shënoi fitore dhe bëri një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton ”TyC Sports”, Martinez ka tre oferta në tavolinë, një ofertë nga Arabia Saudite dhe dy oferta të forta nga klube të mëdha evropiane.

Kujtojmë që portieri argjentinas ka kontratë me Aston Villan, deri në vitin 2029./IndeksOnline/