75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 27 Prill 2025 / Gj. Sh

Emilija Rexhepi nuk e përjashton mundësinë për takim me Duda Baljen: Shohim sot

Deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi tha “ndoshta ka”, kur u pyet nëse kanë pasur ndonjë takim me deputeten tjetër boshnjake, Duda Balje, e cila s’është bindur ende për ta votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

“Ndoshta ka. Shohim sot”, tha ajo duke hyrë në Kuvend, ku pas pak pritet të vazhdojë seanca konstituive.

Vetë, ajo do të votojë për Haxhiun kryeparlamentare, ndërsa tha se me Albin Kurtin nuk kanë folur për pozita.

“Votojmë, votojmë sot. S’kemi folë për pozita. E votojmë kryetarin e Parlamentit njëherë”.