Emily bëhet nënë për herë të parë

Modelja dhe aktorja, Emily Ratajkovski ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Ajo ka njoftuar ndjekësit përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.
“Sylvester Apollo Bear na është bashkuar në tokë, arriti me 3/8/21 në mëngjesin më të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës time”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit ku shihet duke mbajtur foshnjën në duar.
