Emily fantastike në karnaval, shfaq asetet joshëse

Modelja Emily Ratajkowski shkëlqeu me një kostum interesant teksa po shijonte karnavalin në Rio de Zhaneiro të mërkurën.
Modelja ka befasuar ndjekësit e saj në profilin e saj në Instagram me foto nga Brazili, transmeton Indeksonline.
Duke pozuar në ballkon, Emily ka treguar trupin e saj me një veshje jeshile. Veshja me dy pjesë përbëhej nga një majë kravatë në ngjyrë ari dhe jeshile përpara dhe një fund mini.

Ajo e kompletoi look-un e saj me këpucë me taka të larta me lidhëse floriri dhe vathë të mëdhenj me lule.
Në foton e dytë, Emily ka mahnitur, duke u kënaqur në plazh me bikini me model. Aksesori i modës ishte një kapele e kuqe. Në fotogalerinë nga pushimet e saj, ajo ka shpërndarë disa fotografi të tjera, ndër të cilat ajo ka pozuar me bikini të kuqe teksa po shijonte diellin./Indeksonline/