Emily pozon e ‘nxehtë’ pranë burrit të saj
 
				Modelja e njohur, Emily Ratajkowski cilësohet si një nga femrat më të bukura në botë.
Përveç bukurisë, ajo është e njohur edhe për fotografitë provokuese që shpesh i publikon në Instagram, transmeton Indeksonline.
Edhe gjatë ditës së sotme, Emily ka publikuar një fotografi, ku në fokus ka vënë linjat e saj bombastike trupore.

Ajo ka pozuar përkrah burrit të saj Sebastian BearMcClard, me të cilin është e martuar nga viti 2018. 
 
 Kujtojmë që Emily është një femër mjaft atraktive dhe një nga modelet më të bukura në botë, e që poashtu ndiqet nga miliona fansa nëpër rrjetet sociale. 



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                