Emily Ratajkowski ‘kapet mat’ duke u puthur me të dashurin e ri dhe ja kush është ai

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Emily Ratajkowski u përfol për një lidhje me Brad Pitt. Mirëpo duket se kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi një mashkull tjetër ka dalë në skenë.
Modelja është parë duke shkëmbyer një puthje pasionante me Orazio Rispo pas një darke romantike në New York. Orazio është Dj, 35-vjeç.

Burime për “DailyMail.com” bëjnë me dije se ai ka punuar si DJ për dy dekada, si dhe zotëronte dhe drejtonte një dyqan rekord në Brooklyn, të quajtur Halcyon Record Shop, derisa u mbyll në vitin 2020 në mes të pandemisë COVID-19.
