Emily Ratajkowski rrëmben vëmendjen me bikini në bregdetin italian

Modelja dhe aktorja e njohur, Emily Ratajkowski, po shijon pushimet luksoze në brigjet e Italisë, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e saj elegante dhe provokuese.
E veshur me një palë rroba banje me prerje të guximshme, Emily u shfaq në një jaht luksoz, duke kombinuar stilin me vetëbesimin që e karakterizon.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë figurën e saj të tonifikuar dhe stilin unik, për të cilin ajo njihet.
Ratajkowski, e cila shpesh ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale, vazhdon të mbetet një ikonë e modës dhe një ndër figurat më të komentuara të verës./IndeksOnline/



