09:03 / E Martë, 27 Tetor 2020 / V R

Emily Ratajkowski zhvishet komplet dhe zbulon që është shtatzënë për herë të parë!

Modelja dhe aktorja e njohur ka konfirmuar për Vogue se do të bëhet nënë për herë të parë dhe foli për pikëpamjet e saj për amësinë.

Së bashku me foton e kopertinës ku përkëdhel barkun, ajo gjithashtu publikoi një video në të cilën pozon krejtësisht e zhveshur për një moment, dhe duket qartë që është shtatzënë, transmeton Indeksonline.

“Do të jem mirënjohës për këtë video për pjesën tjetër të jetës sime. Falë mikut tim që doli me gjithë këtë histori, unë jam shumë mirënjohës. Kam filmuar gjithçka në shtëpi dhe falënderoj të gjithë ata që morën pjesë”, shkruajti 29-vjeçarja.

Emily ka 27 milionë ndjekës në Instagram, dhe të gjithë u habitën nga ky lajm i bukur – që ajo dhe producenti i filmit Sebastian Beer-McClard janë në pritje të një fëmije.

“Kur burri im dhe unë tregojmë për shtatzëninë, pas urimeve, të gjithë pyesin nëse e dimë se çfarë duam. Na pëlqen të përgjigjemi se nuk do ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të mbush 18 vjeç”, tha modelja.

Kujtojmë që çifti u martuan në një ceremoni privat ne New York në vitin 2018./Indeksonline/