75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / S Z

Emin Hoxhaj emërohet Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. 

Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë. 

 Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës.