75 Mall Live Search
22:34 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / H F

Emina: Bëra IVF që ta kem fëmijën e tretë djalë

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, në një intervistë të dhënë për Orinda Hutën ka ndarë një pjesë shumë të ndjeshme të jetës së saj familjare. Nënë e dy vajzave dhe një djali, Emina ka zbuluar se ardhja në jetë e të birit nuk ka qenë një shtatzëni e zakonshme, por rezultat i procesit IVF.

Ajo ka treguar se gjithmonë ka pasur lehtësi për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale, por këtë herë vendosi ndryshe. Duke qenë se kishte ndjesinë që edhe fëmija i tretë dhe i katërt do të ishte vajzë, ajo i propozoi bashkëshortit të provonin fertilizimin in-vitro, meqë në SHBA ekziston e drejta e zgjedhjes së gjinisë.

“IVF për mua ka qenë shumë e vështirë. Filluam me pesë embrionë dhe vetëm një rezultoi i shëndetshëm. Ai është Sha, djali ynë”, ka rrëfyer Emina.

Përmes këtij zbulimi, Cunmulaj jo vetëm ka ndarë përvojën e saj personale, por ka hedhur dritë mbi një proces të ndjeshëm dhe shpesh të stigmatizuar, duke folur hapur për sfidat emocionale dhe fizike që e shoqëruan.