75 Mall Live Search
23:24 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Emina Çunmulaj dikur pastruese e WC-ve, sot bashkëshortja e miliarderit

Emina Cunmulaj, modelja shqiptare me një karrierë të suksesshme në Amerikë, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Në një intervistë krejtësisht të shpenguar dhe plot humor, modelja tashmë e martuar me një biznesmen shumë të njohur, ka rrëfyer jetën e saj.

Ajo ka treguar se në fëmijëri ka ruajtur lopët së bashku me motrën e saj, ndërsa në vitet e para të karrierës si modele, ka punuar edhe pastruese e madje duke pastruar WC.

Me shumë thjeshtësi dhe sportivitet, Emina është shfaqur krejt simpatike dhe e sinqertë në intervistën e saj.