20:30 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Emina Çunmulaj feston ditëlindjen, kjo është mosha e saj

Një prej modeleve më të suksesshme shqiptare në botë, Emina Çunmulaj sot ka mbushur 35 vjet.

Modelja me këtë rast krahas urimeve që ka marr ka bërë edhe një status në Instagram për ditën e saj të veçantë.

“Mirëmëngjesi. Jam mësuar të mendoj moshën si diçka të frikshme dhe po bëra shaka që jam e moshuar por ndihem e bekuar me çdo gjë që Zoti më dha dhe vazhdon”, ka shkruar Emina.

Kujtojmë që Emina prej vitesh ka krijuar një karrierë të suksesshme në Amerikë, ndërsa është e martuar dhe nënë e dy vajzave./Indeksonline/