Emina Cunmulaj i jep ide Festivalit të Birrës në Korçë: Ftojeni Sabri Fejzullahun ose Dino Merlinin në vend të Bregoviqit

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj ka reagur me anë të Instastory-ve në lidhje me ardhjen e Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë.
Sipas Cunmulajt më mirë do të ishte të ftohej legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu dhe legjenda e muzikës në Ballkan, Dino Merlin, transmeton Indeksonline.
“Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do ishte i ftuar në Korçë dhe do i ishte dorëzuar çelësi i Tiranës”, ka shkruar Cunmulaj në një instastory.

“Ose pse nuk ftohet legjenda e gjithë Ballkanit dhe jo vetëm e ish-Jugsllavisë. Pse nuk e sillni atë?”, ka shkruar modelja duke ia bashkangjitur një video të Dino Merlinit.

Këngët e Goran Bregoviqit janë përdorur nga ushtarët serb gjatë luftës ku janë bërë shumë masakra./Indeksonline/