18:01 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Emina Çunmulaj jeton mes luksit, por po i mungon Malësia

Emina Çunmulaj është një nga modelet më të famshme shqiptare. Falë shtatit të saj të lartë dhe bukurisë që e karakterizon ajo ka arritur të prek pista të mëdha të modelingut, shkruan Indeksonline.


Në vitin 2015 ajo u martua me milionerin Sam Nazarian, ndërsa çifti janë prindër të një vajze. Jeta e modeles ngjan në përralla, mirëpo pavarëisht kësaj, modeles po i mungon vendlindja e saj.


Emina ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet ne fshatin e saj në Malësinë e Madhe bashkë me vajzën e saj, ndërsa ka shkruar: “Po më mungon shtëpia ime, Malësia ime”./Indeksonline/