Emina Cunmulaj nderohet në ”Nëntori Shqiptar” në New York
Modelja dhe aktivistja shqiptare Emina Cunmulaj është nderuar në eventin prestigjioz “Nëntori Shqiptar” që u mbajt në New York.
Ajo u shpreh e përulur për këtë vlerësim, duke falënderuar organizatorët e aktivitetit. Cunmulaj ka shprehur mirënjohjen për familjen dhe miqtë e saj për mbështetjen e vazhdueshme, shkruan IndeksOnline.
Ajo ka falënderuar gjithashtu ambasadorin Ervin Bushati për kontributin dhe përkrahjen e ofruar në këtë event.
Eventi “Nëntori Shqiptar” në New York mbledh figura të rëndësishme të komunitetit shqiptar në SHBA, duke promovuar kulturën, traditat dhe arritjet e shqiptarëve.

