16:45 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Emina Çunmulaj plotë elegancë dhe shkëlqim, në fotot e fundit po bën dritë

Emina Çunmulaj është nga modelet më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare.

Modelja shtatgjatë përherë shfaq elegancë dhe me shumë stil në paraqitjet e saj publike.

E njohur edhe për thjeshtësinë e saj kjo vetëm sa ia shton bukurin, në një postim të radhës në Instagram, Emina u shfaq me një fustan të gjatë të kombinuar me take dhe çantë më të njëjtën ngjyrë, ajo dukej në formën më të mirë.

“Pak glamur nuk e lëndonë askënd”, ka shkruar Emina sipër fotografisë.

Kujtojmë që Emina ka një karrierë të suksesshme në Amerikë, ajo poashtu ka një jetë të lumtur familjare, është e martuar me miliarderin Sam Nazarian me të cilin ka dy vajza./Indeksonline/