10:55 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Emina Çunmulaj tregon sa është paguar për ballinën e Vogue!

Pa doreza, të tilla kanë qenë përgjigjet e Emina Çunmulaj në pyetjet e fansave.

Duke u treguar e sinqertë, modelja ka zbuluar gjithçka, ndër to edhe sa është paguar për ballinën e revistës Vogue.

E kur përmenden revista të tilla mendojmë se modelet paguhen shumë, por duket se nuk është kështu.

“Kopërtinat janë gjërat që paguajnë më së paku, kur isha unë modele për të dalë në ballinë, paguanin 150 dollarë, ndoshta tani ka ndryshuar”, ka treguar ajo.