75 Mall Live Search
22:56 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / BA

Emina Çunmulaj trondit me rrëfimin e papritur: Ish-bashkëshorti shqiptar më ka…

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe tejet personal gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, duke ndarë detaje të panjohura më parë nga jeta e saj private.

Emina foli hapur për martesën e parë, duke pranuar se ajo periudhë ka qenë e vështirë dhe pa stabilitet.

”Kam qenë e martuar me një shqiptar, më ka pas thyer qafën… por kur nuk shkon, nuk shkon more vëlla” -u shpreh modelja, duke reflektuar mbi sfidat dhe zhgënjimet e asaj kohe.

Ajo tregoi se kjo përvojë e vështirë i hapi sytë mbi rëndësinë e respektit dhe mirëqenies në një marrëdhënie.

Por rrëfimi i saj nuk u ndal me kaq. Cunmulaj u pyet edhe për vendimin e saj për të sjellë në jetë djalin përmes procesit IVF (fertilizim in vitro), një metodë moderne e asistencës riprodhuese.

Modelja shpjegoi se kjo zgjedhje i dha mundësinë të ndiqte një rrugë të sigurt dhe të planifikuar për të bërë realitet ëndrrën e të qenit nënë.

Me transparencën e saj, Emina i dha një mesazh të fuqishëm ndjekësve, duke treguar se ndarja e përvojave personale mund të shërbejë si forcë dhe frymëzim për shumë të tjerë. /TAR