18:04 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Emina Çunmulja nga pushimet në bregdet, në një vend malor

Ditë më parë modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulja kishte kaluar pushimet në ishullin Bahamas.

Nga atje modelja ka publikuar imazhe të ndryshme në bikini, shkruan Indeksonline.

Por, nga klima e ngrohtë e Bahamas, Emina ka udhëtuar drejt vendit turistik Aspen të Kolorados i cili njihet si një vend malor dhe perfekt për pushime dimërore.

Emina së fundi, ka publikuar një imazh në një ambient të mbuluar në dëborë ndërsa ka shkëlqyer me veshjen shumë ngjyrëshe.

Ndryshe, modelja po qëndron atje së bashku me familjen e saj, bashkëshortin dhe vajzat./Indeksonline/