13:47 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / LB

Emine Abazaj kërkon votën e qytetarëve të Klinës për t’i prezantuar denjësisht në asamblenë komunale

Kandidatja për asamble nga lista e PDK-së, Emine Abazaj po merr përkrahje të madhe për zgjedhjet 17 tetorit.

Të rinj e të moshuar po e përkrahin atë në betejën e saj politike për të siguruar një ulëse në Kuvendin komunal të Klinës.

Mbështetje asaj po i jep edhe vendlindja e saj, Gllareva dhe fshatrat tjerë të këtij qyteti.

Ajo po premton se do të jetë zë i qytetarëve pa dallim e veçanërisht i të rinjve për të ngritur në asamble kërkesat dhe shqetësime e tyre.

Emine Abazaj ka diplomuar në fakultetin e Mjekësisë, drejtimi Mami. Për herë të parë kandidon për asamble komunale në listën e PDK-së nr 24.

Është aktiviste politike tash e disa vite.