12:05 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Eminem befason adhuruesit me një album

Reperi i njohur, Eminem ka lansuar një album surprizë gjatë të enjtes mbrëma. Albumi quhet “Kamikaze” dhe përmban 13 këngë, ku katër nga këto janë bashkëpunime. Producentët kryesor të këtij albumi ishte vetë Eminem dhe bashkëpunëtori i tij i vjetër, Dr.Dre.

Në këtë album është i përfshirë edhe ‘freestyle’ që i bëri presidentit Trump në “Grammy Awards”. Përveç presidentit Trump, Eminem thumbon edhe kolegët e tij si Lil Pump, Joe Budden, Machine Gun Kelly etj.

Po ashtu ai thumbon edhe regjisorin e akuzuar për abuzim seksual, Harvey Weinstein, transmeton Indeksonline.

Vitin e kaluar Eminem publikoj albumin “Revival”, që ishte në maja e top listave botërore. Gjatë këtij viti u spekulua se Eminem është në lidhje me artisten Nicki Minaj por ende nuk ka asgjë të konfirmuar./Indeksonline/