Eminem publikon këngën e re “Coffin” në bashkëpunim me Jessie Reyez

Eminem dhe Jessie Reyez janë bashkuar edhe një herë në një këngë të re të quajtur ‘Coffin’.
E vendosur të shfaqet në albumin debutues të shumëpritur të Reyezit ‘Before Love Came To Kill Us’, i cili arrin në mesnatën e sotme (27 Mars), single-i i saj i fundit pason pas këngë “Imported” të lansuar më parë me 6LACK dhe ‘Love in The Dark’.
Është hera e dytë që këngëtarja është bashkuar me Eminem pasi ajo u shfaq në albumin e tij të vitit 2018 ‘Kamikaze’ në këngën ‘Good Guy’ dhe ‘Nice Guy’.
Duke folur për albumin e saj të parë në një postim në Instagram, Reyez tha: “E gjithë premisa e ndërtimit të këtij albumi ishte të bënte diçka që i bëri njerëzit të mendojnë për vdekshmërinë e tyre. Tani duket si një këngë që ka temë për atë që po ndodh tani”.
Më poshtë kënga “Coffin” në versionin audio./Indeksonline/