19:26 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Eminem publikon numrin e telefonit, ua mundëson fansave të komunikojnë me të

Marshall Bruce Mathers III, apo siç njihet në të gjithë botën me nofkën Eminem, është një nga reperët më të dashur për publikun.

47 vjeçari me muzikën e tij, ka bërë për vete miliona fansa anë e mbanë nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ai edhe njëherë ka treguar thjeshtësinë e tij, duke e publikuar numrin e telefonit në Twitter, duke u dhënë mundësinë fansave që ta kontaktojnë atë.

“Më shkruani dhe unë do t’ua kthej mesazhin” , ka shkruar ai në ‘twett-in’ që e ka publikuar. /IndeksOnline/