18:02 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Eminem u intervistua nga Shërbimi Sekret Amerikan për tekstet kërcënuese ndaj Ivanka Trump

Dokumentet tregojnë se agjensia ka intervistuar reperin në dhjetor të vitit 2017 në lidhje me tekstet që përçarojnë mesazh kërvënues ndaj presidentit amerikan dhe familjes së tij.

Kur Eminem pretendoi në këngën e tij për vitin 2018 ‘The Ringer’ se ai ishte vizituar nga Shërbimi Sekret mbi tekstet e vlerësuara si një kërcënim për Donald Trump , ishte e lehtë të supozohej se ai ishte duke përdorur pak licencë karakteristike poetike, transmeton Indeksonline.

“Por unë e di të paktën se ai e ka dëgjuar atë / sepse Agjenti Portokalli sapo dërgoi Shërbimin Sekret për t’u takuar personalisht për të parë nëse unë me të vërtetë mendoj për të keqen e tij / ose të pyes nëse unë jam i lidhur me terroristë,” thotë ai në vargjet e këngës.

Por dokumentet e marra nga Buzzfeed këtë javë përmes një kërkese të Aktit për Lirinë e Informacionit zbulojnë se ai në të vërtetë po fliste nga përvoja direkte, dhe se agjensia e intervistoi atë në dhjetor të 2017-ës.

Në fjalë ishin vargje nga albumi i tij për vitin 2017 Revival, ndër të tjera vërejtje zhgënjyese që ai kishte bërë për presidentin dhe familjen e tij.

Ata poashtu e kanë pyetur se pse vajza Trump ndodhej në bagazhin e veturës së tij në këngë dhe pse e quante “bionde budallaqe”.

“Kjo nuk është hera e parë që Marshall Mathers bënë komente kërcënuese ndaj Trump dhe familjes së tij,” thuhet në dokument. “Në qershor 2017, Mathers këndon lirishëm vargje që ishin në natyrë kërcënues ndaj Tump.”

Çuditërisht, agjensia duket se është alarmuar për tekstet në Revival nga një punonjës i tabloid TMZ, vetëm disa orë pasi ata kishin botuar një artikull në lidhje me kritikat e Eminem ndaj Trump.

“Dua të di nëse agjensia juaj po heton Eminem për tekstet e tij kërcënuese për vajzën e parë Ivanka Trump,” pyeti qytetari i shqetësuar në TMZ.

Pas takimit me artistin dhe avokatët e tij, Shërbimi Sekret në fund të fundit nuk pranoi t’i referohej çështjes së prokurorëve federale, duke e liruar atë pasi prokurori konsideronte se nuk kishte arsye objektive për të ngritur padi./Indeksonline/