Eminem vjen me përmbledhjen e dytë të hiteve të tij

Eminem i ka zbuluar detajet për publikimin e dytë të hiteve të tij më të mira, “Curtain Call 2”.
Kjo përmbledhje do të dalë më pesë gusht përmes Shady Records/Aftermath Entertainment/Interscope Records.
Këto të reja vijnë pasi Eminemi e realizoi “From the D 2 the LBC’ muajin e kaluar, këngë kjo e re në bashkëpunim me Snop Dogg.
Kjo këngë është kënga kryesore e përveçme nga ‘Curtain Call 2’, e që ishte përshkruar si një si “koleksion hitesh që përbën krijimet më të paimitueshme të MC-së nga Detroiti që nga publikimi i 2005-ës, ‘Curtain Call: The Hits’”.