75 Mall Live Search
08:44 / E Enjte, 30 Maj 2024 / AR

Eminemi ka një surprizë për fansat e tij

Eminem do të publikojë këngën e tij të re të titulluar “Houdini”, të premten. Reperi 51-vjeçar e bëri njoftimin surprizë përmesnjë video ku shfaqet edhe magjistari David Blaine.

Videoja tregon Eminem dhe Blaine duke diskutuar për bashkëpunimin gjatë një telefonate në FaceTime, me Eminem që e pyet Blaine: Ajo që po pyesja është se sa larg mund të shkojmë me këtë magji? A mund të bëjmë një marifet apo diçka tjetër?

Blaine përgjigjet me: “E ke fjalën për diçka të tillë?” dhe në atë moment magjistari kafshon një gotë vere dhe më pas e përtyp.

“Epo, për magjinë time të fundit, unë do të bëj që karriera ime të zhduket,” përgjigjet Eminem përpara se të mbyllë telefonin papritmas si një referencë për alter egon e tij “Slim Shady“.

Reperi publikoi albumin e tij më të fundit, Music to Be Murdered By, në janar 2020.