75 Mall Live Search
14:23 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Emini mposht koronavirusin, rikthehet në stërvitje

Izair Emini i është rikthyerë stërvitjeve te skuadra e Dritës në Gjilan.

Një javë më parë, anësori kishte dalë pozitiv me Covid-19.

Por, me ristestimet e reje të bëra në shtetin e Maqedonisë Veriore, Emini në dy raste pasuese kishte dalë negativ.

Në llogarinë e tij në Facebook, futbollisti tetovar ka shkruar se tashmë ka mposhtur këtë pandemi.

“Izair Emini vs Covid19, 3:0 (1). Shumë i lumtur për rikthimin në fushë përsëri”, ka shkruar Emini.