Emini në Gjermani, zhvillon takime të rëndësishme
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Njomza Emini ka takuar shefin e njësisë për marrëdhënie në Evropën juglindore për avancim të marrëdhënieve gjermano-kosovare në Qeverinë Gjermane, Matthias Lüttenerg.
Me këtë rast Emini theksoi se në takimin tjetër në Organizatën ‘Global Bridge’ është folur për hapat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Postimi i plotë:
Gjatë kësaj jave të qëndrimit tim në Gjermani ndër të tjera pata rastin të takoj z.Matthias Lüttenberg shefin e njësisë për marrdhënie në Evropën juglindore për avancim të marrdhënieve gjermano-kosovare në Qeverinë e Kancelares Angela Merkelit
Po ashtu edhe ne takimin tjeter ku jam edhe alumni në Organizatën më të madhe “Global Bridge” kemi folur për hapat e bashkëpunimit midis Gjermanisë dhe Kosovës

