Emir Sahiti: Duam t’i bëjmë krenar gjithë shqiptarët

Futbollisti Emir Sahiti në një prononcim për RTK, është shprehur i lumtur me fitoren kundër Islandës.
Kosova mundi Islandën, me rezultat 2-1,të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve.
“Çdo herë kur fitojmë është ndjen e mirë për ne dhe për tufozët tonë. Po ndihemi shumë mirë, të gjithë po luftojmë bashkë. End nuk është krye e gjitha, e kemi edhe një ndeshje dhe shpresoj se do të ju bëjmë krenar edhe me fitoren e dytë”, tha Sahiti.
“Kemi një grup shumë të mirë, të gjithë po luajnë në ekipet e tyre, kështu që synojmë të vazhdojmë më fitore, dhe t’i bëjmë të gjithë krenar”, ka theksuar Sahiti.