75 Mall Live Search
18:32 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / G T

Emir Sahiti largohet nga Izraeli shkaku i problemeve me Iranin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti është larguar nga Izraeli.

27-vjeçari së bashku me familjën e tij, janë larguar nga shteti i Izraelit, kjo për shkak të luftës, shkruan Indeksonline

Futbollisti i Maccabi Tel Aviv ka udhëtuar drejt Kroacisë.

Sahiti ishte transferuar te klubi izraelit nga Hamburgu i Gjermanisë dhe kishte filluar të bënte mirë atje.

Në pesë ndeshje në të gjitha garat, Sahiti shënoi katër gola dhe bëri një asist./Indeksonline/