75 Mall Live Search
11:11 / E Hënë, 21 Prill 2025 / L A

Emir Sahiti në formacionin e javës në Bundesliga 2

Java që lamë pas ishte pa dyshim java e yllit kosovar, Emir Sahiti.

Sahiti, shkëlqeu në barazimin 2-2 ndaj Schalkes ku arriti të shënonte dy gola.

Sahiti, u vlerësua me notën maksimale nga faqja e njohur e statistikave “Sofascore”.

Përveç Sahitit, në formacion janë edhe lojtarët si Heekeren, Muller, Scheller dhe Mathisen në mbrojtje.

Wanitzek, Sickinger, Tempelmann dhe Waldschmidt në mesfushë si edhe treshja e sulmit që përbëhet nga Hornby, Reese dhe Emir Sahiti./IndeksOnline/