75 Mall Live Search
14:42 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / G T

Emir Sahiti po rikthehet sërish në Kroaci, nuk është i kënaqur te Hamburgu

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti mund të largohet nga skuadra e Hamburgut gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Siç shkruan gazeta gjermane “Mopo”, Sahiti pritet të rikthehet në Hajduk Split gjatë afatit kalimtar të dimrit, shkruan Indeksonline

Sahiti është i pakënaqur te skuadra nga Bundesliga, pasi ka luajtur vetëm tri ndeshje gjatë këtij sezoni.

Meqenëse s’ka pasur shumë minuta te klubi gjerman, Sahiti po kërkon skuadër të re dhe tashmë një kthim i mundshëm në Hajduk është shumë i mundur.

Kujtojmë që lojtari kosovar ishte transferuar në Gjermani nga klubi kroat për më shumë se 1.3 milionë euro./Indeksonline/