Arabia me kufizime për Ramazan, kjo është lista e rregullave

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur synimin e tyre për të vaksinuar kundër Covidit-19 gjysmën e popullsisë, transmeton Indeksonline.
Ministri i Shëndetësisë, Abdulrahman Al Owais, tha në konferencën javore se 52.46 për qind e popullsisë së Emirateve të Bashkuara Arabe ishin vaksinuar.
Vendi është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e tij që të vaksinojë 100 për qind të popullsisë së vet gjatë këtij viti, raporton The national new.
Zyrtarët, po ashtu njoftuan kufizime në mbarë vendin për Ramazanin, që fillon, më 13 prill.
Këtu është një listë e rregullave për Ramazan, të vendosura që të kufizohet përhapja e virusit:
• Shmangni të gjitha mexhliset gjatë Ramazanit
• Shmanguni nga mbledhjet familjare
• Shmangni shkëmbimin e ushqimit me familjet e tjera
• Pa çadra kolektive të iftarit; asnjë vakt përpara xhamisë ose vendeve të tjera
• Restorantet nuk mund të shpërndajnë vakte – as brenda dhe as jashtë restoranteve
• Ushqimet mund të shpërndahen vetëm në vendet e punës
• Namazi i Taravisë do të kryhet nën masat paraprake të paralajmëruara
• Asnjë banket i iftarit nuk mund të mbahet në xhami ose diku tjetër
• Xhamitë duhet të pastrohen para dhe pas namazit
• Në 10 ditët e fundit të Ramazanit situata do të vlerësohet dhe kufizimet mund të lehtësohen
• Njerëzit duhet ta lexojnë Kuranin në mënyrë digjitale
• Fushata intensive të inspektimit do të kryhen gjatë Ramazanit dhe do të merren masa kundër shkelësve të ligjit
• Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë t’i shmangin vendet publike
• Iftari dhe syfyri mund të mbahen vetëm nga familja që jeton në të njëjtën shtëpi
• Njerëzit duhet të shmangin tubimet publike dhe mexhliset
• Përmbahuni nga çdo mbledhje e madhe në lidhje me aktivitetet e Ramazanit
• Mos shpërndani kopje fizike të Kuranit të shenjtë
• Restorantet nuk mund të shpërndajnë vakte – as brenda dhe as jashtë ambienteve
• Maska duhet të mbahet gjatë gjithë kohës