Emisari i BE-së për dialog do të takohet me Osmanin

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë sot Kosovën.
Ai do të takohet fillimisht me presidenten Vjosa Osmani.
Kështu ka bërë të ditur Presidenca, shkruan IndeksOnline.
“Në orën 10:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sørensen”, thuhet në njoftim.