75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 24 Prill 2025 / MSH

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi viziton Prishtinën

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po zhvillon një vizitë të papritur në Prishtinë, në kuadër të përpjekjeve për të çuar përpara procesin e dialogut mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin kosovar, Sorensen pritet të takohet me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

Takimi vjen në një moment delikat për politikën e brendshme të Kosovës, e cila po përballet me një bllokadë institucionale pas zgjedhjeve të fundit.

Pavarësisht fitores në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të siguronte votat e nevojshme për të zgjedhur kryetarin e kuvendit, çka ka vonuar edhe konstituimin e institucioneve të reja./euronews/