75 Mall Live Search
16:48 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Emisari i VV-së në Tiranë me akuzë bajate ndaj Vjosa Osmanit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ka komentuar deklaratën e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, se do të ishte gabim historik nëse nuk do të arrihej një pajtim Mustafa-Kurti për një koalicion për ndërtimin e institucioneve të reja.

Ai ka thënë se Osmani do të ishte mirë të kuptonte se një gabim historik ishte edhe fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Agim Veliun e Lutfi Hazirin.

Shkrimi i plotë i Elvis Hoxhës:

Vjosa Osmani tha se është gabim historik për vendin nëse nuk bëhet koalicioni qeveritar VV-LDK. Do të ishte më mirë të gjente se gabimi historik ishte fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun. Ky mashtrim është gabimi i vërtetë historik që kryen LDK-ja me votuesit e saj.